Ismajli vlerëson lartë punën e mantelbardhëve dhe Këshillit të Përlepnicës kundër Covid-19

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vizituar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Përlepnicë, ku kanë parë nga afër punën dhe angazhimin e madh të mantelbardhëve, të cilët vazhimisht po gjenden në mbështetjen e nevojave mjekësore të bashkëqytetarëve të Përlepnicës.

“Nga ta, na është konfirmuar se gjendja është e qetë, dhe nuk ka raste të dyshuara me koronavirus. Ky staf mjeksor është vazhdimisht në terren për t’i përmbushur nevojat mjekësore të qytetarëve në mënyrë që menaxhimi në këtë drejtim të jetë nën kontrollin e tyre”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli.

Ai ka vlerësuar lartë edhe Këshillin e fshatit atje për punën e shkëlqyeshme, nën udhëheqjen e kryetarit Menderez Xhelili, të cilët gjithmonë kanë qenë në mbështetje të bashkëqytetarëve të Përlepnicës.

“Edhe në këtë fazë, Këshilli i fshatit, së bashku me ekipën emërgjente, na konfirmuan se janë në aktivitete të njëpasnjëshme në organizimin dhe përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Në emër të kryetarit Haziri, zotohemi se Komuna e Gjilanit, me Shtabin Emergjent, do të jetë në përmbushjen e kërkesave që vijnë nga ju, sidomos në këtë situatë me të cilën po ballafaqohemi”, ka thënë Ismajli./Mediafokus.info/