Ja cilët deputetë të LDK-së janë kundër votimit të Vjosa Osmanit

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka thënë se ka pasur kontakte me njerëz brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe sipas tij janë tre njerëz që janë kategorik kundër që LDK të votojë pro Vjosa Osmanit presidente, apo edhe të ia bëjë kuorumin, shkruan Gazeta Metro.

Valon Syla në T7 ka zbuluar emrat e deputetëve që janë kundër Vjosa Osmanit që ajo të bëhet presidente e Kosovës.

“Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, janë tre nga emrat që janë kategorik kundër që LDK ta votojë ose të ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit”, ka bërë të ditur ai.

Tutje Syla bëri të ditur edhe emrat e dy deputetëve që janë në mëdyshje në lidhje me votimin e presidentes.

“Vlora Dumoshi dhe Besian Mustafa janë dy emrat e tjerë që i kanë bindjet e veta dhe mendonj që qëndrimi i LDK’së për Vjosën nuk është i duhur”, ka thënë Syla.

Ndryshe kujtojmë se sot LDK ka dalë me qëndrim zyrtar se do ta mbështesë Vjosa Osmanin për presidente dhe do t’i bëjë kuorumin.