Ju kujtohet koha e draprit?
Pakkush nga gjenerata e tashme e mban mend këtë vegël pune që dikur kishte shumë rëndësi në punët e fushës.
Drapri është një vegël dore e lakuar e cila dikur, për shumë kohë, është përdorë nga bujqit për korrjen e drithërave.
Përbëhet nga pjesa e lakuar metalike e cila nga ana e brendshme është e mprehtë dhe nga dorëza e cila është zakonisht prej druri.
Presa në formë harku është e dhëmbëzuar lehtë, për të korrur të lashtat, barin etj.
Ka drapër gruri, misri, bari, ka drapër me presë më të hapur e me bisht të gjatë.
Në popull njihen shprehjet: Koha e draprit (koha e të korrave), është bërë për drapër (është bërë për t’u korrur).
mediafokus.info