Ka ndërruar jetë muzikanti i njohur Valton Berisha
Ka ndërruar jetë muzikanti i njohur Valton Berisha. Njoftimin e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale miqtë e tij.
Kompozitori Florent Boshnjaku ka thënë se shpirti i tij i mirë do të jetë gjithmonë prezent në shoqëri.
Postimi i tij i plotë:
“Eh more Valton …
shpirti yt i mire ka me qene gjithmone prezent mes neve. Pusho i qete”, ka shkruar Boshnjaku në Facebook.
Shkaqet e vdekjes së muzikantit Valton Berisha nuk janë bërë të njohura.