Këta janë disa nga shqiptarët që morën pjesë në luftën e Çanakkalesë

Enris Qinami ka risjellë një histori shumë prekëse të shqiptarëve nga lufta e Çanakkalesë, ku ranë shumë prej tyre.

‘Më 1915, u nisën për në Stamboll dhe më pas drejt Çanakkales edhe 110 burra nga fshati Dragash, në Kosovë; 106 prej tyre do të bien heroikisht gjatë betejës së Dardaneleve, në vijën e parë të mbrojtjes së Stambollit.

Pas luftës, të katër të mbijetuarit ndalojnë në qytetin e Prizrenit para se të kthehen në fshat.

Atje, në pamundësi për të duruar dhimbjen e njoftimit për vdekjen e vëllezërve të tyre të armëve, ata vendosin të kthehen një nga një, me distancë disa javë nga njëri-tjetri.

Kur pyteshin se ku janë të tjerët, secili përgjigjej: “ata do të vijnë”.

Për vite, kjo fjali do të mbetet në gjuhët e të gjitha vejushave dhe jetimëve të fshatit, duke i dhënë atyre shpresë.

Por 106 të tjerët nuk do të kthehen kurrë… në këtë jetë të paktën. Sa i përket sakrificës dhe kujtesës së tyre, ajo kurrë nuk u shua!’

Në të vërtetë kësaj ngjarje i është kushtuar edhe një këngë e cila është përkthyer në 7 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

(Në foto, 4 veteranët e betejës me turban në kokë).