Këto ushqime duhet t`i shmangni që të shpëtoni nga helmimi gjatë stinës së verës

Cilat ushqime duhet t’i shmangni gjatë stinës së verës?

Ushqimi i sigurt është çështje shëndeti, prandaj duhet kujdes kur zgjedhim çka të hamë.

Ky kujdes kërkohet të jetë më i madh sidomos gjatë stinës së verës, kur temperaturat janë të larta.

Këtë apel e ka bërë sot edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP):

Jemi në prak të sezonit të verës! Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Shumë herë jemi ballafaquar me raste të helmimeve me ushqim.

Qytetarë të pafajshëm, për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar, kanë përfunduar në spital.

Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës për kujdes të shtuar dhe sugjeron të kihen parasysh këto rregulla:

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

-para se të filloni të përgatisni ushqimin
-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
-pas përdorimit të tualetit
-pasi të pastroni hundën
-pasi të prekni një kafshë
-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO! PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETËN E QYTETARËVE!

/mediafokus.info/