Krasniqi: Qindra pacientë në spitalet tona po kalojnë momente të vështira
Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se qindra pacientë janë duke kaluar nëpër situatë shumë të rëndë me pandeminë COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Ai ka lutur qytetarët që të festojnë Kurban Bajramin në familjet e tyre dhe t’i shmangin vizitat tek të afërmit.
Postimi i plotë:
Festë në kohë pandemie
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovēs
Jemi duke kaluar nëpër situatë shumë, shumë të rëndë me pandeminë COVID-19. Me qindra pacientë nëpër spitalet tona janë duke kaluar momente të vështira në përballje me Koronavirusin, ndërkohë që shumë të tjerë tashmë kanë humbur jetën.
Andaj, edhe sot, në ditën e Festës së Kurban Bajramit jemi të detyruar të ju bëjmë thirrje sërish për kujdes.
Ju lus të festojmë në familjet tona, të qëndrojmë pranë familjeve tona.
Duke ngushëlluar të gjitha ata që humbën familjarët e tyre, duke ju uruar shërim të gjithë të sëmurëve nga COVID-19 dhe nga sëmundjet e tjera, ju uroj Festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve islamë.
Festoni në shtëpi
Shmangni vizitat jashtë familjeve tuaja
Mbani maskat sa herë dilni nga shtëpitë
Mbani distancën fizike
Pastroni dhe dezinfektoni duart rregullisht.
Dhashtë Zoti që festat tjera t’i presim në ditë më të mira.