Kryeministri do të punojë nga shtëpia

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me sugjerimin e mjekëve, dje pasdite e ka bërë testin për COVID-19.

Porsa ka marrë rezultatin, Hoti është vetizoluar dhe do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e tij nga shtëpia, online, njofton Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate, raporton Mediafokus.info.

Ndërsa, stafi i Zyrës së Kryeministrit do t’u përmbahet protokollove të sugjeruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërkohë, agjenda e punës e Qeverisë së Kosovës nuk do të ndikohet. Kryeministri Hoti do ta koordinojë punën nga shtëpia në konsultim me zëvendëskryeministrat./Mediafokus.info/