Kurti – Bernabiqit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar kryeministres serbe Ana Bernabiq që Serbia të njohë Kosovën.
Zv.presidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink ka zbuluar detaje nga diskutimit të cilin e konsideron magjepsës. Rigrterink në një status në FB thotë se Kurti i kërkon Serbisë reciprocitet dhe njohje të vendit.
Po ashtu mësohet që Ana Bernabiq të ketë thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon, transmeton Balkanweb.
Statusi i Jurgen Rigterink:
Diskutim magjepsës gjatë Samitit të BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor.
Samiti i Investimeve # WesterBalkans: Kryeministrja serbe Ana Bernabiq argumenton se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pajtohet dhe kërkon reciprocitet / njohje të vendit!