“Kush është vajza e ish ministrit serb me të cilën Albin Kurti ishte në lidhje dashurie?!”

Gazetat e afërta me pushtetin në Serbi, ‘Kurir’ dhe ‘Srbija Danas’ kanë publikuar sot një shkrim përmes të cilit ato pretendojnë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ishte në lidhje dashurie me një serbe.

Sipas këtyre gazetave, bëhet fjalë për Lidija Sokoloviq, vajzën e ish ministrit serb, Zoran Sokoloviq.

Kështu ka thënë ish shefi i policisë në Beograd, Marko Nicoviq, transmeton Ballkani.info.

“Lideri i Vetëvendosjes dhe kandidati kryesor për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në lidhje njëvjeçare emocionale me vajzën e ish ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Zoran Sokoloviq, Lidija Sokoloviq gjatë viteve të nëntëdhjeta”, shkruajnë këto media.

Sipas tyre, këtë e konfirmon ish shefi i policisë së Beogradit, Marko Nivoviq, i cili thekson se “në qarqe të ngushta është folur për atë lidhje, por ajo nuk ka arritur të bëhet mediale pasi që Millosheviqi e mbante nën kontroll dhe se nuk dëshironte që ai skandal të dilte në media”.

“Lidija dhe Albini janë parë në Beograd, e di që ajo lidhje ka zgjatur rreth një vit. Millosheviqi i bënte presion Sokoloviqit që ta ndërprente atë lidhje të vajzës, pasi që për të ishte e pakuptimtë që ajo të ishte në lidhje me shqiptarin, i cili nga këndvështrimi i Millosheviqit ishte person problematik. Kurti për shkak të asaj lidhje ishte i privilegjuar në burg, asgjë nuk i mungonte, por kushti ishte që ajo lidhje dashurie të ndërpritej, dhe kështu u bë”, thotë Nicoviq, transmeton Ballkani.info.