Kush prej jush ka pirë ujë te Çezma e Lilit

Çezmat e mullinjtë kanë qenë shumë të përhapur dikur në komunën e Gjilanit. Kishte fshat me dy-tre mullinj, siç ishin Përlepnica e Cernica, ndërkaq Vërbica e Zhegocit kishte 7 mullinj, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Mullinjtë në Pidiç, Miresh, Livoç i Epërm dhe Verbicë e Zhegocit janë ndër të rrallët që kanë punuar deri vonë apo ndonjëri prej tyre bluan ende.

Mullinjtë e vetë dikur i kishte edhe qyteti, por sot nuk ekzistojnë më. Një i tillë ishte afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Veç mullinjve, në Gjilan kishte edhe çezma, ku uji sillej nga largësi të mëdha me gypa prej dheu. Në qytet sot funksionon Çezma e Balecit.

Çezmat më të njohura të qytetit kanë qenë: Çezma e Lilit, Çezma e Okllapëve, Çezma e Agushagëve dhe Çezma e Ilaz Beut.

Çezma e Lilit, njihet ndryshe si Çezma e Petigocit.

Në fshatra ka shumë çezma edhe sot, por më pikantja prej të gjithave mbetet çezma e Sahit Agës në Kufcë të Poshtme. /Mediafokus.info