Ky është bilanci i 24 orëve të fundit me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19,  transmeton Mediafokus.info, derisa  nuk është shënuar asnjë viktimë.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

 10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.

Në total numri i rasteve aktive është 134.