Lajmi i fundit: Vdes një 80-vjeçare nga Gjakova

Numri i viktimave me Covid po rritet nga dita në ditë. Së fundi raportohet të ketë vdekur një 80-vjeçare nga Gjakova

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi në Gjakovë, Ferdinand Kola.

Kolaj tha per Sinjalin se gruaja kishte probleme të tjera shëndetësore, por pas vdekjes është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndryshe, sot ka vdekur edhe një i moshuar nga Podujeva. Lajmin e ka bërë të ditu Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rudari ka bërë me dije se viktima është nga fshati Llaushë, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.