LDK, o dashni, o urrejtje pa kufi

Ideja që shkrimtari Rexhep Qosja të bëhet president i Kosovës, është kundërshtuar menjëherë nga LDK-ja.

Ky subjekt nuk pranon assesi që një person i cili e ka fyer vazhdimisht presidentin e tyre, të mbështet tani për president të vendit.

Deputeti i zgjedhur Haxhi Avdyli, në një reagim në facebook ka dal në mbrojtje të partisë së tij, derisa ka thënë se për LDK-në ka edhe urrejtje të pa kufi.

Për LDK-në o ka dashni të madhe o urrejtje të pakufi. Faleminderit 206.000 qytetarëve për besimin. Ai besim i përkthyer në 28 deputetë, është edhe besim për të marrë përgjegjësi në udhëheqje.

Presidenca si një pozicion i 2021-tës, mund t`i besohet atij emri të propozuar nga LDK e të pranuar nga VV, por nëse s`ka 80 deputetë në sallë, ne nuk jemi aq të ngurtë edhe për ta rishikuar vendimin tonë të përbashkët.

Por harroni që mund ta merrni votën tonë për personalitete që ia shajnë edhe varrin për së vdekuri Presidentit Rugova, që akoma sillen si ideologë të vrasjeve të vëllezërve tanë e të tuaj e që edhe sot më 2019 thonë punë e madhe që janë vra qindra njerëz të mirë të Kosovës në emër të LDK-së, ka shkruar mes tjerash Avdyli./MediaFokus/