Lirie Kajtazi, kandidate e LDK’së për deputete: Me këtë model u përmbys edhe rezultati im

Lirije Kajtazi, deputete e LDK-së në disa mandate, ka reaguar pas lajmeve se ish-ministrja nga AAK, Meliza Haradinaj-Stublla ka blerë votat për t`u bërë deputete.

Kajtazi thotë se edhe rezultati i saj u përmbys me këtë model në minutat e fundit.

Kryetarja e forumit të gruas në LDK thotë se fatëkeqësisht nuk ka video si në rastin e Meliza Haradinajt.

Postimi i Lirie Kajtazit:

Me këtë model u përmbys edhe rezultati im ne minutat e fundit në Qendrën per fabrikimin e rezultateve (QNR).

Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI, ka shkruar ajo.