Lutfi Haziri anulon koncertin, pas vdekjes tragjike të 26-vjeҫarit
Pas vdekjes tragjike të 26-vjecarit nga Gjilani, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka anuluar koncertin e paraparë të mbahet për sonte, në ora 20:45, raporton Mediafokus.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Komunës së Gjilanit.
“Pas tragjedisë së sotme, me ҫ’rast i riu nga Gjilani humbi jetën, kryetari Lutfi Haziri ka anuluar koncertin e paraparë të mbahet sonte, në ora 20:45. Për kohën e shfaqjes, ju njoftojmë me kohë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/