Lutfi Haziri pas rasteve të reja me Covid-19: Situata është në menaxhim të plotë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas konfirmimit edhe të 6 rasteve të reja me Covid-19 në këtë komunë, ka thënë se situate është në menaxhim të plotë, raporton Mediafokus.info.

Statusi i plotë i Lutfi Hazirit në profilin e tij në Facebook:

#Dita63. Sapo u njoftum nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se nga 67 mostrat, 6 rezultuan pozitive me #Covid19, 4 prej të cilave në qytet dhe 2 në Përlepnicë. Urojmë që të infektuarit ta përballojnë sa më lehtë dhe pa shqetësime. Situata është nën menaxhim të plotë nga organet e emergjencave civile dhe shëndetësore.

Ndërkohë, gjatë ditës, pata kënaqësinë që ta pres për vizitë pune munistren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, miken time Hykmete Bajrami, e cila e vlerësoi Gjilanin si modelin më të mirë në Republikës për zhvillimin e mësimit në distancë. Falëmnderit shumë për mbështetjen e madhe!

Përndryshe, Gjilani po vazhdon me sukses programet e mësimit online. E uroj për mbajtjen e Kuizit të Diturisë shkollën e artit pamor “Adem Kastrati”!/Mediafokus.info/