LVV mohon se qëndron prapa thirrjeve në rrjetet sociale për linçim të LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se qëndron prapa thirrjeve për linçim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes disa mesazheve të dëguara që janë shpërndarë edhe në rrjete sociale, raporton Gazeta Express.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga LVV-ja kanë deklaruar se kërkesat e tyrë i bëjnë publike e se reagojnë përmes zyrtarëve e deputetëve të saj.

“Lëvizja Vetëvendosje qëndrimet dhe kërkesat i ka publike dhe reagon përmes zyrtarëve e deputetëve të saj, hapur. Në këtë drejtim Lëvizja nuk qëndron prapa SMS dhe thirrjeve të tilla. Ato janë shpikje e dikujt që tenton të zhvendosë fajin. Ne nuk qëndrojmë prapa tyre”, kanë deklaruar nga Vetëvendosje.

Ishte, ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, që sot ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një mesazh në të cilin dërguesi po kërkon që të përkrahet Albin Kurti, ndërsa të fyhet Lidhja Demokrastike e Kosovës

“Përkrahne Albinin, hini në faqe like&share. Fyni e shani LDK-në kishe jem votus tuaj po tash dolëm në VV. Ma shumë se kurr kem nevojë mu aktivizu ne cdo profil qe mundeni”, shkruhet në këtë mesazh për të cilin Rugova e ka akuzuar Vetëvendosjen.