Kush ishte shkodrania që e pagoi me kokë dashurinë ndaj Kosovës

Marie Shllaku u pushkatua në moshën 24-vjeçare nga komunistët shqiptaro-serb në Prizren.

Shkodrania e dashuruar me Kosovën, ishte ndër ata intelektualë shqiptarë të angazhuar maksimalisht për bashkimin e trojeve etnike, duke luftuar me armë kundër forcave komuniste.

Ajo mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, që ishte thirrur me qëllimin final shpëtimin e Kosovës nga komunistët serbo-malazezë-shqiptarë.

Ajo ishte pjesë e grupit që u pushkatua në Prizren, në nëntor të vitit 1946, pas gjyqit që iu bë asaj bashkë me 26 intelektualët e tjerë të angazhuar për bashkimin e trojeve shqiptare.

Sigurimi i Shtetit në bashkëpunim me UDB-në vendosën dënimin dhe pushkatimin e Marie Shllakut, 24 vjeçe dhe itelektualëve të tjerë (1946), të gjithë nga qyteti i Shkodrës.

Marie Shllaku u lind në Shkodër. U dallua për kulturë të gjerë që në rininë e parë, njohëse e disa gjuhëve, u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në Romë, po i ndërpreu studimet e rregullta për shkak të luftës, e shkonte sa për të dhënë provimet.

Si 20-vjeçare, për arsye ekonomike, filloi punën në Ministrinë e Punëve Botore në Tiranë.

Më vonë, me 25 shkurt 1943, fillon punën në Prizren si pëgjegjëse e Financave për gjithë krahinën e Kosovës, ku lidhet ngusht me botën e trazuar të këtyre trevave.

Po ja që më 06 maj 1944, për befasinë e saj ma të madhe, i vjen pushimi nga puna “për motive politike”.

Kthehet në Shkodër për një periudhë të shkurtër, për t’u rikthye përgjithmonë në Kosovë, tashmë me një qellim të qartë, për të luftuar përkrah vëllezërve kosovarë.

Nëntë shtatori 1944, kur hynë brigadat partizane, e gjen në Gjakovë. Largohet prej aty me shumë atdhetarë të tjerë dhe i bashkohet çetës nacionaliste të Smajl Goranit.

Mori pjesë në disa luftime dhe kuvende, duke u vënë në shenjestër të forcave serbe.

Pasi arrestohet, torturohet dhe dënohet me pushkatim në gjyqin e zhvilluar në Prizren. Pushkatohet natën mes 24-25 nëntorit 1946, për shhkak të dashurisë ndaj Kosovës.

Sot në Kosovë ka rrugë që mbajnë emrin e Marie Shllakut/Mediafokus.info