Mbi 41 milionë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me kabinetin e tij mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga grupi punues kyç për hartimin e Planit Strategjik për zbatimin e fizibilitetit dhe raportit shtesë për studimin “Ngritja e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor”.

Vitia theksoi urgjencën e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore si një prej prioriteteve kryesore dhe tha se është hera e parë që ka një plan të tillë strategjik për ngritjen e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor.

Grupi punues në Planin e veprimit ka përcaktuar propozimet e dala nga studimi me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në një periudhë afatshkurtër.

Propozimi për koston e projektit është 41 milionë e 67 mijë e 355 euro.

“Disa nga objektivat e grupit punues janë riorganizimi i shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciare në spitalet e përgjithshme, adaptimi i numrit të shtretërve spitalorë nevojave të shërbimeve spitalore për pacientë, modalitetet e financimit dhe sigurimit të pajisjeve të domosdoshme mjekësore, pagesa sipas performances të profesionistëve shëndetësor, janë disa nga objektivat e përfshira në Planin Strategjik të përpiluar nga përfaqësuesit e MSh, SHSKUK, spitaleve të përgjithshme dhe përfaqësues të tjerë në sektorit te shëndetësisë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky aktivitet bazohet në studimin e fizibilitetit ne kuadër te Kornizës Investuese te Ballkanit Perëndimor (ËBIF) që është realizuar në vitin 2022, por meqenëse gjatë periudhës 2018-2022 janë siguruar pajisje, Ministria në vitin 2018 ka bërë ri-vlerësimin e studimit të parë që synon sigurimin e pajisjeve për nivelin dytësor dhe tretësor.

Ky studim është miratuar nga Mekanizmat e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe pritet hartimi i planit të veprimit.