Mësuesi që tërë jetën ia kushtoi arsimit

Shefqet (Shefik) Sherifi ishte ndër mësuesit e parë në Gjilan, pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova kishte shumë nevojë për kuadro.

I lindur më 7 gusht 1931, në Gjilan, Sheqeti, si 17-vjeçar fillon të punojë mësues në Bresalc (1948-1950).

Nga viti 1950 deri më 1953 punoi në Pogragjë, mësues, po edhe drejtor për një kohë.

Ndërmjet viteve 1953-1956 punoi në Cërnicë, prej nga shkoi në shërbimin ushtarak që asokohe zgjaste 17 muaj dhe ishte i detyrueshëm.

Nga viti 1956 deri më 1963 Shefqet Sherifi punon si inspektor i arsimit, kurse në periudhën 1963-1966 emërohet zëvendësdrejtor në shkollën fillore të qytetit “Vuk Karaxhiq”.

Disa muaj, gjatë vitit 1966 punon si pedagog, për të kaluar zëvendësdrejtor në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, deri në vitin 1968, kur vazhdoi si mësues përgjatë pesë viteve të ardhshme.

Edhe vitet tjera të jetës, do t`i kalojë në arsim. Për katër vite të tjera (1973-1977) punon në shkollën “Selamı Hallaqi”.

Vitet e punës i përfundon në shkollën “Musa Zajmi”, prej nga pensionet më 1988.

Me sa shihet nga këto të dhëna, që Ertezam Sherif i ka siguruar nga libreza e tij e punës, Shefqeti e kaloi tërë jetën e tij në arsim, ku filloi të japë mësim si nxënës.

Vdiq më 24.11.2020, në moshën 89-vjeçe.