Mjeku i njohur, Ukshin Ismaili, bën një dedikim të ndjeshëm për prindin, në 100-vjetorin e lindjes

Mjeku i njohur gjilanas, Ukshin Ismaili, e ka rikujtuar me shumë mall prindin e tij, Fehmi Ismajlin, në 100-vjetorin e lindjes.

Dr Uka nuk ka ngurruar të shfaq në këtë dedikim gjithë ndjesinë e tij fëmijërore ndaj prindit, me të cilin ai ndihet krenar për vlerat që kishte dhe që trafshëgoi te familja e tij.

“Sot një shekull, më 01.04.1920 erdhe në ketë botë nga prindërit Mulla Ahmeti dhe Fetija, me bagazh të madh atdhetar e kombëtar, më i dashuri më i çmuari dhe drita e rrugëtimit tim, Baba Mulla Fehmiu. Edhe Ti babë vazhdove rrugën e prindërve tu për atdhe, kombe e fe.

Më 16.06.2001 pushoi se rrahurri zemra e zemres time dhe iku në botën tjetër, për të më lënë mua dhe familjen time të rrugëtojmë me të mirat, këshillat dhe mesazhet që të ecim vertikalisht dhe dinjitetshëm në këtë botë, për komb e atdhe, me shumë sfida dhe të papritura.

Mulla Fehmi Babë, prehu i qetë dhe Zoti të shpërbleftë me xhenet”.