Mjeku kosovar citon kolegun italian: Një virus pa të ardhme!

“Do rrimë gjatë në shtëpi, bëhuni gati!“. Kështu ka shkruar në profilin e tij mjeku kosovar, Visar Berisha.

Berisha ka thënë se nuk ka asnjë garancë se kur do të arrihet mbizotërimi i këtij virusi.

Ai thotë se Italia ka paralajmëruar se 1 maji do t’i zë nëpër shtëpi italianët.

Deri tash në Kosovë janë prekur 135 persona me koronavirus, një ka vdekur, kurse 16 janë shëruar.

“Nuka ka asnje garance se kur do arrihet zotnimi i ketij virusi ne kete cikel te pare te pandemise se vitit 2020”, ka shkruar Berisha.

Pak minuta më vonë, Berisha postyoi një status tjetër, ku e citon profesorin Guido Silvestri, që ai e quan “njani prej herojve te mi, keto dite”, ku thuhet “NJE VIRUS PA TE ARDHME”/mediafokus.info