Moti për ditën e sotme

Muaji shkurt ka nisur me mot relativisht të ngrohtë.

Situatë e ngjashme meteorologjike pritet të vazhdojë edhe gjatë javës.

Mëngjeset do të jenë me reshje shiu, ku gjatë ditës pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.