Mustafa: Kurti kishte deklaruar në vitin 2014 se Qeverinë mund ta bëjë edhe partia e dytë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se edhe Kurti mendonte dikur se qeverinë mund ta formojë edhe partia e dytë.

Madje Mustafa tregon se edhe Kurti mendonte dikur kështu duke thënë se kushdo që del i pari nuk është mbret.

“Është e qartë se Gjykata Kushtetuese ka thënë se qeverinë mund ta bëjë edhe partia e dytë, e tretë, apo e katërt. Kështu e ka interpretuar edhe vet Kurti në vitin 2014, ai ka thënë se kushdo që del i pari nuk është mbret”, është shprehur Mustafa për RTV 21.

Ai tha se Kurti hezitoi ta bëjë qeverinë duke mos e dërguar emrin e kryeministrit nga partia e vet. /Mediafokus.info/