Naser Berisha vjen me një hit tjetër – ‘Fjala e thyer’ (Video)

Solisti i njohur gjilanas, Naser Berisha, autor i disa hiteve të mëdha, të cilat janë bërë refren i adhuruesve të tij, është rikthyer fuqishëm në skenë me një këngë tjetër, të titulluar ‘Fjala e thyer’, që e pason atë ‘Në të mirë e në të keq’, shkruan Mediafokus.info

Edhe kjo këngë, sikurse ajo para kësaj, janë realizuar në bashkëpunim me tekstshkruesin dhe muzicientin gjilanas, Zeqirja Bajrami, me një interpretim brilant të Naser Berishës.

“Fjala e thyer’ është mirëpritur nga publiku dhe pritet të jetë një hit tjetër i madh i këngëtarit Naser Berisha, i cili të dyja këngët i ka lansuar brenda një periudhe kohore prej një muaji. /Mediafokus.info/