Një vit pa këngëtaren Shahindere Bërlajolli

Më 3 maj 2020, saktësisht para një viti u nda nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Shahindere Bërlajolli Stafai, e lindur në Pejë dhe e martuar në Gostivar, me kompozitorin Enver Stafai.

Ky çift bashkëshortor la gjurmë të pashlyera në botën artistike muzikore e kombëtare.

Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio-Prishtinë.

Ajo ka lënë pas vete tre djemë, dy prej të cilëve merren me muzikë./mediafokus.info