Ndalohet në Pogragjë një kontrabandues i kurorave të varrezave dhe buqetave të luleve artificiale
Një person me shtetësi të dyfishtë, është ndaluar në fshatin Pogragjë të Gjilanit nën dyshimin për ‘kontrabdanë me mallra’ pasi atij i janë gjetur kurora të varrezave dhe buqeta të luleve artificiale, pa dokumentacion përcjellës.
Fsh. Pogragjë, Gjilan 04.02.2021-20:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetase i Serbisë dhe Kosovës. Gjatë kontrollit në automjet është konstatuar se i dyshuari kishte pas të ngarkuara kurora të ndryshme të varrezave, buqeta me lule artificiale si dhe pajisje tjera të kurorave për të cilat i dyshuari nuk kishte pas dokumentacion përcjellës. I dyshuari duke iu shmangur kontrollit kufitar me qëllim të përfitimit personal jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Mallrat janë dërguar në doganën e Kosovës për vlerësim dhe sekuestrim, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.