Ndërron jetë Referenti i Gjykatës Themelore, Ruzhdi Bytyqi

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë referenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ruzhdi Bytyqi.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti, në emër të Gjykatës u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë miqeve të të ndjerit Bytyqi.

Gjykata përherë do ta kujtoj Ruzhdi Bytyqin për punën, urtësinë dhe virtytet e tij, thuhet në njoftimin e Gjykatës.