Tri çika u bënë nuse me këtë arkë

Në popull ruhen me xhelozi eksponate të vjetra. Një vlerë të tillë, të rrallë, e ruajti për shumë vite edhe familja e Jusuf Rexhepit, shkruan Mediafokus

Arka ka një histori interesante, pos që është shumë e bukur dhe tërheqëse.

Ajo ishte dikur, para 100 e sa vjetësh, pronë e gjyshes së Jusuf Rexhepit, zonjës Hasibe, e lindur dhe e rritur në Vrajë, pikërisht në shtëpinë që sot atje është muze dhe mban emrin e shkrimtarit Bora Stankoviq.

Siç ka treguar zonja Safete Rexhepi, kur e kishin martuar atë kohë për Jusuf Agën e Gjilanit, gjyshin e Jusufit të sotshëm – burrit të Safetes, familja e saj ia kishte dhënë si pajë nusërie në Gjilan arkën.

Në këtë shtëpi, arka priti edhe dy nuse të tjera, në periudha të ndryshme kohore.

E, kjo arkë, tani është pronë e muzeut në Gjilan, ku gjenden shumë eksponate të tjera, si tryeza e bukës prej bakri, që ndryshe është quajtur sini, dybeku i kafes, një nga mjetet më të hershme për shtypjen e kafes dhe përgatitjen e saj për zierje si dhe shumë e shumë të tjera. /Mediafokus/