Nesër nis vaksinimi anti-COVID-19 në këtë komunë

Nesër nis vaksinimi anti-COVID-19 në komunën e Gjakovës. Sipass Zyres për Informim të kësaj komune, vaksinimi fillon nga ora 08:00.

Po ashtu u bë e ditur se vaksinimi nis në Qendrën e Mjekësisë Familjare, Çabrati.

“Përmes këtij emaili, ju njoftojmë se nesër, e premte, 02 prill 2021, ne orën 08:00 nis procesi i vaksinimit anti Covid ne komunën e Gjakovës. Vaksinimi nis ne QMF Çabrati”, thuhet në njoftimin e tyre.