Nipi e rrah axhën në Gjilan, e bën për spital

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nipi ka sulmuar axhën në Gjilan, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17.45.

“Gjilan 25.01.2021 – 17:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht axhën e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, .thuhet në raportin e policisë./Mediafokus.info/