Një vajzë 20-vjeçe gjendet e varur në litar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, në fshatin Orman, ku një vajzë 20-vjeçe është gjetur e varur në litar banesën e saj.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se vajza është e moshës rreth 20 vjeçe. Po të njëjtat burime konfirmojnë se vajza është gjetur brenda banesës nga familjarët e saj.

Ende nuk dihet motivi i marrjes se këtij vendimi të rëndë nga vajza, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plote te shkaqeve./mediafokus.info