Nxënësi Fron Zymberi sfidon Lutfi Hazirin

Kreativiteti i nxënësve të shkollave të Gjilanit në kohë pandemie ka qenë i llojllojshëm.

Fron Zymberi, nxënësi i klasës së katërt të shkollës fillore “Thimi Mitko”, i ka shkruar një letër kryetarit të Gjilanit, niveli i së cilës, si në formën përmbajtësore, ashtu edhe në atë të drejtshkrimit, është për lakmi, shkruan Mediafokus.info.

Froni e ka sfiduar kreun e Gjilanit që të bëj një video duke levizur me biҫikletë, pikërisht në shënimin e Ditës së Tokës.

Duke qenë se rrjedh nga një familje artistësh, Froni ka treguar se shtëpia e tij në këtë në kohë karantine është shndërruar në shkollë, fushë futbolli, laborator e ҫka jo tjetër.

Mbetet të shihet reagimi i të parit të Gjilanit./Mediafokus.info/

Kjo është letra e plotë e Fron Zymberit