Pacienti me Covid iku nga spitali

Një pacient i infektuar me Covid 19, ne moshe te shtyre, ka ikur mbreme nga spitali modular në Shtip.

Pak kohë më vonë, ai është gjetur i vdekur nga policia afër një rruge, transmeton gazeta Lajm.

Fillimisht policia ka menduar se bëhet fjalë për njeri të aksidentuar nga ndonjë makinë, por më pas kanë konstatuar se nuk ka gjurmë dhune në trupin e tij, shkruan Dosie.

Bëhet fjalë për pacient 75 vjeçar nga Probishtipi, i cili në spital ka qenë i kyçur në maskë oksigjeni. Supozimet e para janë se ka vdekur nga pneumonia.