Pamje nga djegia e kampit të refugjatëve në Mitrovicë
Në Mitrovicë mëngjesin e sotëm u dogj kampi i refugjatëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një përgjigje për Sinjalin tha se zjarri shpërtheu në njërin nga kontejnerët brenda kampit.
Në vendin e ngjarjes janë edhe Zjarrfikësit por nuk dihet ende nëse ka refugjatë të lënduar.