Partitë politike para qytetarëve servojnë më shumë nostalgji se sa programe zhvillimore

Është bërë trend brenda partive politike në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që para qytetarëve të servohet një tip i nostalgjisë, që prek ndjenjat e një pjese të qytetarëve të moshës së mesme dhe asaj të tretë.

Dihet qartë se motivi për të jetuar dhe ngritur mirëqenien e jetës kërkon një shtytje nga brenda vetë qenies njerëzore, dhe target i asaj pike të ndjeshme për t’u atakuar është bërë nga disa politikanë duke mos lënë anash edhe subjektet politike në vendin tonë por edhe në Shqipëri.

Një nga mënyrat që një njeri t’a bësh të marrë një vendim apo veprim add hoc është rikujtimi apo ngjallja e ndjenjës së mirë që ka kaluar në ndonjë pjesë të jetës së tij, duke e futur atë të lojën tënde pa e kuptuar qëllimin.

Nostalgjia për një jetë të kaluar, për një sfidë, një veprim, mbrëmje të këndshme familjare apo edhe më gjerë, takime me personalitete nga më të ndryshmet, udhëtimet, varfëria e përgjithshme e pjesës dërmuese të qytetarëve, vizitat më të shpeshta mes familjarëve, ecja e gjatë për një arsye apo tjetër si mungesë e transportit, takimet me shokë e shoqe të niveleve të ndryshme të shkollës e kështu me radhë deri te pjesa e fundit e dy decenieve të kaluara që qytetarët kanë kaluar nëpër shumë sfida, që disa i kanë vërejtur e disa nuk e kanë pasur as idenë se qfarë po ndodhë në politikat e ndyta të servuara nga shumë politikanë të padenjë, duke i rikujtuar ngjarje nga e kaluara se: (si ishte dhe qfarë kishin bërë, si i kishin thënë, si e kishin kaluar një ditë apo kohë më të gjatë e shumë të tjera si këto), ishin dhe do të jenë pjesë e përdorimit së qeljes së temave politike, duke i rënë rreth e përqark qëllimit ku synohet, duke mashtruar dhe hutuar qytetarët për të mbajtur veten e tyre në pozitat ku janë.

Duke përdorë në vazhdimësi nostalgjinë vërehet qartë edhe përsosshmëria e përdorimit të saj si “armë pa zhurmë” nga politika kosovare dhe ajo shqiptare.

Luajtja apo manipulimi me nostalgjinë, duke përdorur atë gjatë takimeve me qytetarë në takimet e vogla duke u shtuar premtimet si mbulesë të saj, e deri te fushatat e zgjedhjeve, që si objektiv kanë pjesën e qytetarëve të moshës së mesme dhe asaj të tretë, e cila përbën pjesën më të madhe të votuesve stabil dhe lojal, është njëra nga pikat e nxehta dhe dëshirë edhe e tyre që t’i rikujtosh një ngjarje apo ndodhi që pak a shumë lidhet me jetën politike dhe publike, dhe ata duartrokasin pa e ditur se kjo paraqitje e tyre sështë gjë tjetër përveç se edhe një mashtrim i radhës.

Qytetarëve tanë asgjë nuk i bën dobi përveç programeve zhvillimore, ideve dhe projekteve të përbashkëta, ngritja e nivelit të jetesës, standardizimi dhe ofrimi i kushteve për arsimim, shëndetësi koherente, ngritje të cilësisë edhe në fushën e mbrojtjes siç është policia dhe ushtria, ligjëvënësit duhet kaluar kritere për t’u ulur në ndenjësen e parlamentit, ministrat e zëvendësministrat e duke shkuar deri te shëbyesi më i vogël i hierarkisë së shtetit duhet ditur se një ditë do të japin llogari jo vetëm para qytetarëve por edhe para zotit, andaj luajtja me ndjenjat qytetare duke mashtruar vazhdimisht me “topin e nostalgjisë”, nuk është gjë tjetër veç se mashtrim, dhe qytetarët duhet një herë e përgjithmonë të kuptojnë se pa programe zhvillimore të qarta, pa ide me standarde nuk do të ketë ecje përpara.

Me nostalgji nuk ndezet motori zhvillimor, por ndezet përkohësisht motori i brendshëm njerëzor!

Autor: Msc. Skender Berisha