Partive u skadon afati për rirenditjen e kandidatëve për deputetë

Në orën 16:00 ka skaduar afati për partitë që kanë dashur të bëjnë rirenditjen e kandidatëve për deputetë në listat zgjedhore të 14 shkurtit.

“Në ndërkohë, KQZ, përmes ZRPPC-së, i ka njoftuar subjektet politike, që janë pjesë e Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të PZAP-it, se deri sot në orën 16:00 mund të njoftojnë KQZ-në lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë”, thuhej në njoftimin e KQZ.