Pediatria në Gjilan hapet sot në ora 15:00

Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit do të hapet sot, pas mbylljes dy ditë më parë, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka konfirmuar drejori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili, I cili u ka kërkuar falje qytetarëve.

“Pas pezullimit të punës në Klinikën e Pediatrisë dy ditë më parë, lajmi i mirë është se fatbardhësisht shumica e punëtorëve shëndetësorë aty kanë rezultuar negative me Covid-19. Procedura e hapjes fillon në ora 15:00”, ka thënë Ismaili, transmeton Mediafokus.info.

Ndryshe, Komiteti emergjent për menaxhimin  e pandemisë në Gjilan, më 11 maj, ka vendosur për mbylljen e Repartit të Pediatrisë në kuadër të Spitalit Regjional, për shkak se katër persona nga stafi kanë rezultuar me Covid-19./Mediafokus.info/