Persona të maskuar dhe të armatosur i futen në shtëpi një qytetari për të grabitur
Tre persona të maskuar i janë futur në shtëpi një qytetari në Mitrovicë dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar para. Rasti është cilësuar ‘grabitje’ dhe po hetohet nga policia.
Rr.Vlade Cvetkovic, Mitrovicë Veri, 15.02.2021-20:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe të armatosur i kane hyrë në banesën e tij, e kanë lidhur dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar para. Pasi të dyshuarit e kanë demoluar banesën i kanë grabitur 470 euro, 7000 dinarë dhe një telefon e me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime, thuhet në raportin e policisë.