Pikëllohet Qumili pas vdekjes së Cimës: Ma këpute zemrën…

Sevdai Radogoshi – Qumili është pikëlluar pas vdekjes së kolegut të tij, Rasim Thaçi-Cima, raporton Mediafokus.info.

Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Radogoshi ka shkruar se nuk po gjenë fjalë për ta shprehur dhimbjen.

Postimi i plotë:

E pabesueshme!

Ma këpute zemren miku im… fjalët nuk po i gjej ta shprehi dhimbjen për ty!

Jeta yte ishte e mbushur vetem me dashni dhe vepra të mira..

Ishe babai më i përkushtuar e shembullor që kam njohur, i deshte shum fëmijët Adelinen Burimin Artanin dhe shoqen Shukrijen!

Kujtimet tona sbashku nuk kan fund, shoqëria jote dhe humori yt do të më mungon gjithë jetën, ishe njeriu më i dashtun për mu!

Lamtumirë mbreti i humorit Rasim Thaqi – Cima!