Pireva: Çamëria, kjo plagë e hapur e kombit, është e do të jetë brengë e jona

Avdi Pireva, kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurit, ka vizituar shoqatën ‘Çamëria Kosovë’, ku ka premtuar se do të jetë zëri i tyre në Parlament.

“Çamëria, kjo plagë e hapur e kombit, është e do të jetë brengë e jona”, ka thënë ndër të tjera Pireva.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me kandidatën për deputete nga radhët e LDK-së, znj. Arlinda Uka, vizituam shoqatën “Çamëria Kosovë” në krye me Përparim Uka, ku takuam nënkryetarët e shoqatës dhe kryesinë e gjerë.

Çamëria, kjo plagë e hapur e kombit është e do të jetë brengë e jona.

Nëse ne do të jemi përfaqësues të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, zëri juaj do të jetë aty.

Të kemi mik të çmuar të shtëpisë sonë, ishin fjalët mikëpritëse të kryetarit Përparim Uka, i cili na njoftoi me strukturat e shoqatës, me shtrirjen dhe sfidat e saj.

Avdi Pireva garon me numrin 68 në listën e LDK-së.