Pireva: Shteti si kurrë më parë në rrezik, po punojmë që t’i sensibilizojmë qytetarët

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdi Pireva, ka thënë se shteti është në rrezik si kurrë më parë.

Në një takim në Degën e Tretë, Pireva ka thënë se po punohet për ta ngritur vëmendjen e votuesit që të parandalohet  ky rrezik.

“Dega e Tretë e LDK-së po mobilizohet e po bashkëbisedon me secilin qytetar të degës e të Prishtinës për ta ngritur vëmendjen e votuesit e sensibilizuar atë se shteti si kurrë më parë është në rrezik. Bashkë me disa nga kandidatet e Prishtinës sonte u takuam me Nëndegën Velania 1 dhe Velania 2”, ka shkruar Pireva.

Ndryshe, Avdi Pireva garon në listën e LDK’së me numër 68.