Poetja Qëndresa Shala preket nga rrëfimi i Naimit: Mund të ishin ne në vend të Agonit

Poetja e re nga Gjilani, Qëndresa Shala është ndjerë jashtëzakonisht e prekur nga rrëfimi i babait të Agon Musliut, sa ka bërë një postim plot emocion.

“Ndoshta mund të ishim në vend të Agonit edhe ne bashkmoshatrët e tij, sepse është vështirë në këtë pandemi të mbyllemi në shtëpi”, ka shkruar ajo.

Ky është postimi i plotë Qëndresës:

Sot, kur po e dëgjoj edhe njëherë rrëfimin e babit të Agonit, është fort për t’u prekur dhe për ta mallkuar këtë vend dhe këtë politkë të poshtër. ..

Sot, kur e pash që një politikani i partisë në pushtet përqafon djalin e tij, e babi i Agonit derdhë lotë, sepse më asnjëherë nuk mund ta shohë fytyrën e djalit të tij vetëm.

Ndoshta mund të ishim në vend të Agonit edhe ne bashkmoshatrët e tij, sepse është vështirë në këtë pandemi të mbyllemi në shtëpi.

Mu në këtë kohë, më shumë se kurrë, më është dashur ledhatimi dhe përqafimi i lokes time, e cila tani është në amshim.

Agoni deshi ta përqafojë babain e tij, ta shohë nënën dhe familjen e tij, që ishin të gjallë. E, kush nuk e lejoi, nuk e lejoi qenja e poshtër e quajtur “njeri”. Unë jam pajtuar që nuk e kam loken, në këto kohë të vështira nuk e kisha afër, sepse ajo kishte moshën e saj.

Por, babai i Agonit si te pajtohet me këtë, kur nuk ia lejuan as përqafimin e fundit.

Kosovë, mos të pafsha kështu, kurrë mos keni frikë nga virusi e pandemitë e ardheshme, më shumë të keni frikë nga njeriu i pa njerzishëm./mediafokus.info