Policia konfirmon sulmin ndaj bodybuilderit, Flamur Grabovci – tre të arrestuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin e djeshëm ndaj bodybuilderit, Flamur Grabovci, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Policia njofton se janë arrestuar tre persona, si të dyshuar për sulmin në vendin e punës.
“Rr. Adem Jashari, Gjilan 22.02.2021 – 17:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Mediafokus.info/