Agim Bahtiri: Edhe Rugova mu çu prej varrit nuk mundet me më mujt

Agim Bahtiri po shfaqet tepër optimist sa i përket komunës së Mitrovicës së Jugut.

I pyetur në emisionin N’Konak të T7 nëse mund ta sfidojë dikush për postin e kryetarit të komunës, Bahtiri shprehet super optimist ndaj cilitdo kundërkandidat.

Edhe Ibrahim Rugova mu çu prej vorrit nuk mundet me më mujt në Mitrovicë, as Hashim Thaçi jo madje, thotë Bahtiri.

Ai beson se do të fitonte edhe si kryetar i Kosovës nëse kandidohet./mediafokus