Publikohen fotografi të rralla nga dasma e Naim Abazit dhe Mihrije Brahës në 29 vjetorin e martesës

Çifti i njohur i showbizzit sot festojnë disa vite martesë së bashku.

Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë organizuar një festë të vogël për 29 vjetorin e martesës, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, këngëtarja ka publikuar imazhe nga arkiva derisa shihet e veshur me vello nusërie në ditën e martesës së saj.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka ndarë fotografitë e shkrepura vite më parë teksa shihet pranë Naim Abazit dhe mund të shohim një ndryshim të madh të tyre që nga ajo kohë.

Theksojmë se nga martesa e tyre çifti kanë një fëmijë, djalin Platorin./Lajmi.net/