Rikujtesë: Kështu u bë pajtimi i gjaqeve në Zhegoc para 33 vitesh

Pajtimi i gjaqeve dhe ngatërresave në Kosovë konsiderohet si një prej periudhave më të bardha të historisë shqiptare, sepse mbylli shumë hasmëri të vjetra e të reja, para një periudhe tjetër vendimtare që e priste Kosovën, shkruan Mediafokus.info

“Pajtimi…’ ishte një procedurë mirëkuptimi, dashurie, dhembshurie, solidariteti e mbijetese për shqiptarët, e vrarë e të përçarë mes vete deri atëherë.

Dikush fali gjakun e babait, dikush të të birit e dikush të vëllait. Kësisoj shqiptarët mbyllen hasmëritë dhe hapen dyert e të ardhmes.

Në këtë foto të Sabedin Sherifit shihet tubimi i madh i pajtimit të gjaqeve në Zhegoc, 33 vjet më parë, që si aksion mbarëpopullor mbylli një plagë shekullore të shqiptarëve në këtë anë, ku po ashtu kishte shumë gjaqe e ngatërresa. /Mediafokus.info