‘Rivendoset’ paqja mes Ramës dhe Ramushit

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duket se kanë rivendosur paqen mes tyre.

Rama është parë mbrëmë në Golem, në një tavolinë me ish-kreun e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj si dhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mund të ketë ndodhur që Rama dhe Haradinaj të jenë gjendur në një tavolinë rastësisht, shkaku i pjesëmarrjes në përurimin e hotelit dhe të mos kenë komunikuar mes vete. Nga fotoja, Ramushi duket shumë indiferent.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Ramës dhe Haradinajt nuk ka qenë e mirë, për shkak të padisë së kryeministrit shqiptar ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, por duket se të dy kanë lëvizur drejt pajtimit, qoftë edhe formal.

Kryeministri Rama mori pejsë në inagurimin e një hoteli, që është investim i shqiptarëve nga Kosova.