Selimi: Sa herë që më lejon ligji do të bëjë emërime politike nga AAK-ja

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas raportimeve në media për emërimin e një anëtari të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë ministri.

Selimi ka thënë se është ministër i emëruar nga AAK-ja dhe se me ligjin në fuqi i lejohet që në emërimet politike të ketë diskrecion.

“AAK-ja është organizatë politike, vizionin e së cilës e përcjellin shumë profesionist të fushave të ndryshme. Do të gëzojë respektin për ta dhe do të tregojë angazhimin tim për t’u dhënë mundësi që kapacitet e tyre profesionale t’i tregojnë, andaj sa herë që më lejon ligji do të bëjë emërime politike nga Aleanca!”, ka shkruar Selimi.